Gazeta Si – Luhen sot 5 ndeshjet e javës së 35-të, e parafundit e Superiores. Të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtin orar për të shmangur kompromiset e mundshme, që në këtë fazë të kampionatit janë jo pak shqetësuese.
Bie në sy fakti se Tirana, që kryeson me 2 pikë diferencë ndaj Partizanit, ndeshjen e sotme me Bylisin do ta zhvillojë në stadiumin e Rrogozhinës. Një ndeshje kaq e rëndësishme, në një fushë asnjanëse, që gati është më afër Ballshit se Tiranës! Në çdo vend të botës do të ishte absurditet, një aventurë e tepruar për një skuadër që synon të fitojë titullin kampion.

Partizani rival ndeshet me Kastriotin e vendit të fundit dhe mezi e pret një gabim të Tiranës për të përfituar. Sfida interesante luhen edhe për garën europiane dhe atë të mbijetesës në Superiore.
Vllaznia përballet me Laçin në stadiumin “Loro Boriçi” dhe kjo është një mundësi e mirë për të goditur një rival direkt. Kukësi luan një ‘finale’ mbijetese me Erzenin dhe vetëm fitorja i bën punë.
Superiore, java e 35-të
Sot, ora 16:00
Kastrioti-Partizani
Tirana-Bylis
Kukësi-Erzeni
Teuta-Egnatia
Vllaznia-Laçi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.