Politike

Automotoparku i Elbasanit, Rama: I certifikuar nga FIA!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale projektin e Automotoparkut të Elbasanit, për të cilin thotë se pista e tij do të jetë i certifikuar nga FIA.

Puna për këtë projekt është në fazën fillestare të saj.

“Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës!”, shkruan Kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë