Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik, pasi një autobus plot me pasagjerë ra në një greminë.
Aksidenti fatal ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor.
Sipas medieve vendase autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndërsa po shkonte për në Quetta nga Rawalpindi.
Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe në vend, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm.
Në fillim të qershorit, një aksident i ngjashëm ndodhi në Pakistanin jugperëndimor kur një minibus ra në një kanion për shkak të shpejtësisë së madhe, duke vrarë 22 pasagjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.