Ne rrjet

Australia nxjerr nga qarkullimi maskat kirurgjikale

Australia ka nxjerrë sot nga qarkullimi maskën kirurgjikale, pasi autoritetet thonë se kanë zbuluar se ajo nuk të mbron nga koronavirusi.

Jo vetëm ajo kirurgjikale, por edhe qindra lloje të ndryshme të maskave të fytyrës janë tërhequr nga tregu në Australi pas një kontroll masiv të pajisjeve mbrojtëse në mes të shqetësimeve se disa nuk mund të parandalojnë në mënyrë adekuate infeksionin.

Maska kirurgjikale një përdorimshme, të destinuara për të zvogëluar ose parandaluar transmetimin e sëmundjes, sipas autoriteteve australiane nuk parandalojnë hyrjen e koronavirusit në organizëm.

 Qeveria australiane thotë se "maskat kirurgjikale me përdorim të vetëm nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme për parandalimin e infektimit. “Përdorimi i vazhdueshëm i këtyre maskave të veçanta kirurgjikale mund të rrisë rrezikun e përhapjes së infeksioneve (përfshirë Covid-19) midis individëve”, thotë qeveria.

Presidenti i Shoqatës Mjekësore Australiane, Dr Danielle McMullens tha se të gjitha pajisjet personale mbrojtëse të ofruara për punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet, në minimum, të plotësojnë standardet.

Ai thotë se në korrik, shoqata zbuloi se disa pajisjeve mbrojtëse personale, përfshirë këtu edhe maskat kirurgjikale etiketuan si "jo të përshtatshme për përdorim mjekësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë