Lajme

Audiopërgjimi, dosja transferohet në Prokurorinë e Tiranës

Pas një seri marrjesh në pyetje për audiopërgjimin “Babalja”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që të gjithë dosjen t’ia transferojë Prokurorisë së Tiranës. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për shkak se vepra penale nuk cilësohet krim i rëndë.

Në këtë mënyrë tani mbi fatin e kësaj dosjeje do të vendosë Prokuroria e Tiranës në bazë të materialeve që i janë deleguar nga Krimet e Rënda.

Aktualisht për këtë çështje, Prokuroria e Krimeve të Rënda me miratim të Gjykatës ka lëshuar dy fletë arresti për Fredi Alizotin të arrestuar që dyshohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm në një bisedë të përgjuar me Albert Veliun të njohur ndryshe edhe si “Babalja”, i cili ndodhet në Kosovë. 

Gjithashtu në gjendje të lirë për këtë çështje hetohen edhe gazetari Jetmir Olldashi si dhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë