Lajme

Audio-përgjimi i Xhafajt, opozita padit Edi Ramën

Opozita e bashkuar, PD dhe LSI kanë paditur në prokurori kryeministrin Edi Rama. Dy kryetarët e Grupeve Parlamentare të opozites, ai i PD-së, Edmond Spaho dhe i LSI-së, Petrit Vasili kanë dorëzuar një kallëzim te Prokuroria e Krimeve të Rënda në adresë të kryeministrit Rama.

Në një deklaratë për mediat, pas depozitimit të kërkesës në Prokurori, Spaho u shpreh se bëhet fjalë për audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Kërkojmë hetim penal ndaj Ramës për pengim të të vërtetës, për fshehje të të vërtetës duke mos dorëzuar provën e ekspertimit në një nga laboratorët më të mirë të botës”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë