Lajme

Audio-përgjimi i PD ndaj Agron Xhafajt shkon në Prokurori

Publikimi i audio-përgjimit, për të cilin PD thotë se bëhet fjalë për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka vënë në lëvizje Prokurorinë.   

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në selinë e PD dhe kanë marrë audio-përgjimin, që u publikua një ditë më parë nga selia blu.

PD pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, është duke bërë pazare për trafikim droge me një person, që nga selia blu është cilësuar si “bashkëpunëtori X”.

Mbrëmjen e të hënës, Agron Xhafaj ka paditur tre zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi për kallëzim të rremë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë