Kuriozitete

“Atracidae”, një merimangë vdekjeprurëse që mund t’ju shpëtojë jetën

Helmi nga një nga merimangat më vdekjeprurëse në botë mund të përdoret për të ndihmuar pacientët që kanë probleme me zemrën të rikuperohen dhe të mos kenë nevojë për të përdorur transplant, sipas një studimi të ri.
Merimangat “Atracidae” të cilat gjenden më së shumti në Australinë lindore, janë grabitqarë që ndërtojnë rrjetë rreth vendin ku qëndron preja e tyre, në formë hinke.
Studimi i medikamentit u krye nga një ekip i udhëhequr nga Peter Macdonald i Institutit të Kërkimeve Kardiake dhe Victor Chang, Glenn King, Nathan Palpant në Sidnei.
"Kjo jo vetëm që do të ndihmojë qindra mijëra njerëz që kanë një problem në zemër çdo vit në të gjithë botën," tha MacDonald.
Ndërsa, Palpant ka shpjeguar se pas një goditje në zemër, venat zvogëlohen duke çuar në mungesë të oksigjenit në muskujt e zemrës.
"Mungesa e oksigjenit bën që mjedisi qelizor të bëhet acid, të cilat bashkohen dhe dëmtojnë qelizat e zemrës. Pavarësisht dekadave të hulumtimit, askush nuk ka qenë në gjendje të zhvillojë një ilaç që ndalon këtë sinjal vdekjeje në qelizat e zemrës, e cila është një nga arsyet pse sëmundja e zemrës vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjes në botë,” shtoi ai.
Palpant testoi një proteinë të quajtur Hi1a, duke përdorur qelizat e zemrës njerëzore për të parë nëse ilaçi përmirësoi mbijetesën e tyre.
"Proteina Hi1a nga helmi i merimangës bllokon kanalet që ndiejnë acidin në zemër, kështu që dëmtimi i qelizave nuk mund të ndodh dhe kjo bën që zemra të funksionojë,” shpjegon më tej eksperti.

MacDonald, shpjegoi se mbijetesa e qelizave të zemrës është jetike në transplantimet e zemrës.
“Zakonisht, nëse zemra e dhuruesit ka ndaluar së rrahuri për më shumë se 30 minuta para tërheqjes, zemra nuk mund të përdoret. Kjo mund të bëjë diferencën midis dikujt që ka zemër dhe dikujt që humbet. Për njerëzit që janë përballë vdekjes, ky trajtim mund të ndryshojë gjithçka,” shtoi eksperti.
Studimi bazohet në kërkimin e mëparshëm të kryer nga King, i cili identifikoi një proteinë të vogël në helmin e merimangës, e cila tregoi se përmirësonte dukshëm shërimin nga goditja në tru.
"Ne zbuluam këtë proteinë të vogël, Hi1a, e cila çuditërisht zvogëlon dëmtimin e trurit edhe kur jepet deri në tetë orë pas fillimit të goditjes në tru. Kishte kuptim të testohej edhe Hi1a në qelizat e zemrës, sepse ashtu si truri, zemra është një nga organet më të ndjeshme në trup për humbjen e rrjedhës së gjakut dhe mungesën e oksigjenit ", tha Prof King.
Proteina është testuar në qelizat e zemrës njerëzore dhe ekipi po synon që provat klinike njerëzore, për goditje në tru dhe sëmundje të zemrës, të fillojnë brenda dy deri në tre vjet.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë