'Atlético de Madrid International Holding' shton numrin e kubeve të futbollit në të cilat investon. Pronarët e Colchoneros janë të fokusuar te biznesi i futbollit dhe këtë e tregon edhe përfshirja në klube të ndryshme, sepse po planifikojnë të shtrihen edhe në Kanadanë e largët.
Sipas asaj që raportohet nga Palco23’, prezantimi i projektit do të bëhet në javët në vijim: mbetet për t'u kuptuar vetëm nëse gjithçka do nisë nga e para apo do të ketë një bashkëpunim me Ottawa Fury FC, një skuadër ekzistuese dhe që militon në kampionatin USL.
Ky është klubi i tretë në të cilin 'Atlético de Madrid International Holding' investon. Veç Atletico Madrid, ata kontrollojnë 61% të CA Sal Luis, ekip i cili debutoi vetëm sezonin e fundit në Ligën e parë të Meksikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.