Futboll

Atletico Madrid, lojtarët dhe drejtuesit do paguajnë rrogat e punonjësve

Lojtarët dhe stafi teknik i Atletico Madrid (përfshirë teknikun Diego Pablo Simeone) do të reduktojnë pagën e tyre me 70% deri në fund të emergjencës koronavirus, ku do të paguajnë rrogat e punonjësve të papunë për shkak të ‘’ngrirjes’’ së aktivitetit. Gjesti i solidaritetit është për 430 punonjësit të klubit colchonero që kanë hyrë në programin ERTE, një lloj papunësie e përkohshme të cilës iu bashkuan disa ndërmarrje spanjolle gjatë kësaj krize.

Shkurtimi i pagave do të përfshijë teknikët dhe lojtarët e ekipit të parë të meshkujve, skuadrës B të meshkujve e skuadrës së parë të femrave dhe është rezultat i një marrëveshje brenda shoqërisë që parashikon skenarë të ndryshëm në varësi të trendit të epidemisë në vend.

Në pagesën e rrogave të punonjësve, do të kontribuojnë 50% stafi e futbollistët e skuadrës së parë dhe 50% Komiteti drejtues. Në këtë mënyrë të gjithë punonjësit e klubit madrilen do të jenë në gjendje të mbajnë pagën e tyre mujore, pavarësisht programit ERTE (Expedientes de Regulacion Temporal de Empleo) që i lejon kompanive të pezullojnë përkohësisht kontratat apo të reduktojnë orarin e punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë