Biznes

Atlete të prodhuara nga misri? Mbulesa e sediljeve nga soja?

Fermerët amerikanë duke u përballur me magazinat e tejmbushura dhe me parashikimet për një tjetër vit me të korra të bollshme, po përpiqen të gjejnë përdorime të reja të misrit dhe sojës.

Kërkesa e fuqishme për ushqime të përpunuara, ushqim të kafshëve dhe biokarburanteve nuk krahasohet me një tepricë rekord të të mbjellave në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, pas disa viteve të korrjeve të bollshme dhe kushteve shumë të mira të motit. Për të shitur tepricën, fermerët dhe grupet tregtare po shkojnë drejt klientëve të rinj, nga prodhuesit e makinave tek kompanitë e lodrave.

Në vitet e fundit, misri dhe soja janë shtuar në recetat për jastekët e sediljeve të Ford Motor Co., dyshekët IKEA, kupat e kosit të Danone SA dhe Moisturizers Olay të Procter & Gamble Co. Firmat Reebok e Adidas AG kohët e fundit kanë lançuar atlete të bëra me misër. Lego A / S në fillim të këtij viti tha se po përpiqej të përdorte materiale me bazë drithëra për të formuar tullat (pjesët) te famshme.

Atlete të bëra prej misrit

Grupet e industrisë po bëjnë thirrje për më shumë kërkime për rrugë të reja që disa kultura bujqësore të mund të zëvendësonin naftën si një lëndë e parë në aplikimet industriale dhe të ndërtimit.

"Ne jemi përballë një tepricë të konsiderueshme", thotë Paul Bertels, nënkryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Misrit, i cili kohët e fundit bëri thirrje për më shumë kërkime për ta përdorur misrin në më shumë produkte. "Ne u tërhoqëm dhe thamë:" Duhet të gjejmë përdorime të reja. "

Rezervat e drithërave dhe sojës në SHBA u rritën në një rekord 10.35 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2017.

Shifrat për sojën kanë rënë më shumë se 10% në Bordin e Çikagos të Tregtisë që nga mesi i janarit. Çmimet e misrit janë gjithashtu nën presion. Analistët presin që të korrat e mëdha në Amerikën e Jugut të rrisin tepricën globale dhe Departamenti Amerikan i Bujqësisë tha në mars se fermerët e SHBA-ve po presin sipërfaqje rekord të sojës këtë vit.

Gjuetia për përdorime alternative për drithërat dhe sojën nuk është e re. NatureWorks LLC, prodhuesi i parë dhe më i madh në botë i një bioplastike të quajtur PLA, filloi në vitin 1989 si një projekt hulumtimi.

Argo Genesis Chemical LLC i Illinois ka nisur të zhvillojë plastikën e saj prej soje, me një fleksibilitet të lartë për ta përdorur në produkte si materiale për shtrimin e rrugëve, ngjitës për kartona dhe pelena. Kompania thotë se përbërës të tillë mund të ndihmojnë për të mbrojtur prodhuesit nga çmimet e paqëndrueshme të naftës.

“Në terma afatgjatë, ne do ta shohim këtë si një rrugë ku industria e plastikës lëviz,” tha Steve Davies, zëdhënës për NatureWorks. “Ka një potencial shumë të madh për tu rritur.”
Për konsumatorët e këtyre produkteve të reja, përdorimi i misrit dhe bimës së sojës mund të jetë pozitiv. Shumë konsumatorë po shpresojnë të përdorin një çmim Premium për qëndrueshmërinë. Kalimi tek lëndët e para që mund të rriten vit pas viti lejon kompanitë për të vënë në dukje kredencialet e tyre "të gjelbërta", edhe pse kërkuesit janë të ndarë mbi ndikimin e përgjithshëm mjedisor.

Ende, këto përdorime të reja vlejnë vetëm për një fraksion të prodhimit në një industri të përshtatur për të shpënë miliarda shporta në vit për ushqimin e kafshëve, alkhoolin dhe ushqimin. Sipas organizatës tregtare Europiane të Bioplastikës, 96% e tokës agrikulturore globale është përdorur për të prodhuar ushqim, për kullotat.

Misri për bioplastikë në 2014 zuri 0.01%; bimët për prodhimin e produkteve të gomës dhe pambuku së bashku me kulturat për biokarburantin përbënë pjesën e mbetur.
Por promovuesit shohin hapësirë për rritje të shpejtë, dhe tregojnë trajektoren e etanolit në SHBA si një shembull. Më pak se 1% e misrit të SHBA-ve u përdor si etanol në 1980-81 vitin e misrit, sipas të dhënave të Departamentit të Agrikulturës. Në 2015-16, 5.2 mld shporta, ose 38%, e misrit të SHBA-ve u bë biokarburant.

Disa grupe të sigurisë ushqimore thonë se të ridrejtosh drithërat dhe bimën e sojës drejt fabrikave përdor tokën që do të nevojitej për të ushqyer një popullsi globale në rritje. Të tjerë thonë se vlera e shtuar prej një alternative të tillë është se nuk janë fermerët ata që do të përpunojnë drithërat për këto produkte që janë me çmim më të lartë.

“Shumë nga këta njerëz do të vazhdojnë të jenë të kapur në sistemin ku ata po marrin një pjesë të vogël të asaj që produkti final sjell tek përpunuesit,” thotë Greg Fogel, i Koalicionit Kombëtar për Agrikulturën e Qëndrueshme. “Kjo nuk do të zgjidhë problemet që tashmë ekzistojnë me ekonominë e fermave rurale.”

John Motter, një fermer në Ohio farmer dhe kreu i United Soybean Board, thotë se tani për tani fermerët amerikanë kanë nevojë për çdo shitës të vetëm që mund të gjejnë.
“Fernerët janë sipërmarrës. Duhet të shohim me vizion,” thotë ai, duke treguar me krenari se sediljet e Fordit të tij të 2013-ës Ford F-250 janë bërë prej shkumës së naftës.
Kjo është një mundësi biznesi që fermerët duan që kompanitë amerikane të shohin në fushat e tyre.

*Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë