Njerez

Atje ku dënohesh me vdekje nëse trafikon kanabis

Dënimi me vdekje për të riun që u shiti vajin e kanabisit të sëmurëve shkaktoi debate të shumë myslimanëve për ligjet e ashpra të drogës. Ky rast ka nxitur Malajzinë të kthehet në vendin e parë në Azi që do të legalizojë kanabisin mjekësor, por konferencat e shumta dhe një pjesë e popullsisë konservatore po bëjnë që ndryshimi të vijë ngadalë.

Yuki përshkruan se në momentin që piku një cigare hashashi, shpëtoi trupin e saj nga të gjitha sëmundjet që i ishin mbledhur. Ajo është e gatshme të rrezikojë lirinë e saj dhe nuk do të heq dorë nga mbjellja dhe rritja e hashashit mjekësor. Ajo mësoi për përfitimet e hashashit në moshën 29 vjeçare kur kërkoi në Google për diçka që do t’i lehtësonte dhimbjet kronike. Duke qenë se kishte hasur një sërë problemesh shëndetësor përfshirë dhe diabetin, ajo vendosi të provonte hashashin kurues.

Në vitin 2000 diskutimi për përdorimin e kanabisit mjekësor nuk ekzistonte në Majalzi, pasi ky shtet kishte ligjet më të ashpra në botë për kultivimin e drogës. Nëse banorët kultivonin kanabisin dënoheshin me burgim të përjetshëm, ndërsa ata që e shisnin dhe e konsumonin dënoheshin me vdekje. Në atë kohë Yuki donte të shpëtonte nga dhimbjet dhe bleu marihuanë, por në të njëjtën kohë i kërkoi burrit të saj që të mbillnin disa rrënjë të tilla, pasi po e shikonte që ndjehej mirë.

“E gjithë dhimbja ishte zhdukur, kështu që më në fund mund të flija. Kur zgjohesha në mëngjes ndjeja se kisha uri dhe çdo ditë haja një pjatë të tërë me oriz, më pas tymosja një cigare tjetër dhe ndjehesha në formë për të bërë punët e shtëpisë,” thotë Yuki

“Në atë kohë, kisha dy fëmijë që duhet ti rrisja, njëra ishte nëntë vjeç ndërsa tjetra ishte njwmbwdhjet vjeç. Që të dyja kishin nevoje për kujdesin tim, por unë nuk mundesha pasi isha shumë sëmurë. Shpëtova vetëm në momentin që përdora kanabisin mjekësor,” shton ajo.

Yuki humbi punën në linjën ajrore si rezultat i aktivizimit në protesta të shumta, gjithashtu ajo ka parë burgosjen dhe vdekjen e miqve të saj, por ngjarjet e muajve të fundit kanë treguar se ajo bashkë me avokatët saj duhet të ndjehen optimist.

Gjithçka, filloi në 30 gusht kur miku i Yukut, Muhammad Lukman u dënua me vdekje. Disa vite më parë, ai kishte filluar përdorimin e kanabisit në formën e vajit si një alternativë për të shëruar njerëzit nga sëmundje të ndryshme. Lukman, shiste shishe të vogla të vajit të hashashit për 10 dollarë, nëpërmjet një faqe në Facebook të quajtur “Health Care”.

Vaji i Kanabis

Avokatet e tij, thanë se ishte një mysliman i sjellshëm dhe i devotshëm. Ishte e qartë se shumë njerëz mendonin se produkti i tij i ndihmoi për sëmundje të ndryshme.

Edhe pse ka pasur rreth 900 njerëz të tjerë që janë dënuar me vdekje për shitjen e hashashit në Malajzi, rasti i Lukmanit nxiti një protestë të madhe. Në një peticion u mblodhën mijëra firma, duke përfshirë edhe politikanë të profilit të lartë, si Kryeministrin Mahathir Mohamad, i cili tha se rasti duhet të shikohej.

Raportet që dolën në fund të shtatorit, treguan mbi përfitimet mjekësore të kanabisit, ndërsa në tetor Yuki dhe miqtë e saj u lumturuan, pasi morën vesh lajmin për shfuqizimin e ligjit të dënimit me vdekje.

Rasti i Lukman nuk është i vetmi që aktivistët kanë parë. Një kapiten i vjetër 58 vjeçar i njohur si "Dr Ganja", trajtoi veten dhe të tjerët me vajin e kanabisit, është në pritje të gjykimit.

Samantha Chong, avokati i Dr Ganjës, tha se, kishte parë që ligjet nuk po funksiononin.

Malajzianët që mbështetën reformën e politikës së drogës ndjejnë se ka ardhur momenti që ligji të jetë në favorin e tyre. Kohët e fundit, ata kanë parë që Kanadaja dhe Afrika e Jugut legalizojnë plotësisht drogën dhe pyesin vazhdimisht qeverinë se pse nuk ndodh e njëjta gjë edhe në shtetin e tyre.

Aktivistët që protestojnë për legalizimin e kanabis në Malajzi

Raportet konfirmojnë se Kryeministri Mahathir dhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Dzulkefly Ahmad, kanë qenë në kontakt me organizatorët e një projekti të cilët do shohin potencialin e kanabisit mjekësor që trajton depresionin. Megjithatë, është ende e paqartë se sa shpejt do ndodhnin reformat ligjore që kërkohen nga populli. Ministri i Drejtësisë Liew Vui Keong, këmbënguli se qeveria nuk ka asnjë përfundim lidhur me përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por shtoi se do të jetë i gatshëm të rishikojë provat e disponueshme dhe të miratojë ndryshimin e ligjeve.

Për Yukin, legalizimi hashashit për përdorim mjekësor nuk duhet të vonojë. Ajo dhe avokatët e saj kërkojnë legalizimin e kanabisit me ngulm, në mënyrë që të shërojnë shumë njerëz të sëmurë.

“Nëse, jeni të sëmurë do të bënit gjithçka për t’u shëruar ,” thotë ajo. "Ne kërkojmë në internet se si do të na lehtësohen dhimbjet tona dhe na tregojnë vetëm një zgjidhje, kanabisin mjekësor. Ndoshta, qeveria nuk dëshiron ta legalizoje, por ne do të gjejmë një mënyrë për ta marrë atë,” shton ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë