Lajme

Atentati në Laprakë, identifikohet autori

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e krimit të ndodhur mbrëmjen e 26 dhjetorit në zonën e Laprakës, ku 17-vjeçarja Brisejda Gjikola u vra dhe djali që e shoqëronte, Erjol Bengo mbeti i plagosur.
Pas hetimeve paraprake, policia ka mundur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e ngjarjes, por për arsye hetimore nuk jep asnjë detaj mbi të.
Policia bën me dije se autori është një bashkëmoshatar i Bengos. Bazuar në këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe në thëniet e dëshmitarëve policia ka zbardhur faktin se 17-vjeçarja nga Mirdita, që humbi jetën ka qenë në lokal me të riun në orët e pasdites, ku dyshohet se kanë qenë dhe autori i krimit së bashku me një person tjetër. Këta të fundit kanë qenë të ulur në një tavolinë tjetër. Policia ka dyshime se mes djemve ka pasur një konflikt brenda lokalit, që ka detyruar Erion Bengon të dilte jashtë bashkë me vajzën.
Ata kanë qenë të hipur në makinë kur është afruar autori dhe ka qëlluar të paktën 4 herë. Për pasojë Brisejda Gjikola ka marrë plagë në kokë, dhe humbi jetën në vend, ndërsa 23-vjeçari mori një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Erjol Bengo dyshohet se ka qenë i ndaluar nga policia rreth dy vite më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë