Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati i një nate më parë në Durrës, pasi të mërkurën pasdite ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Genci Caci, 33 vjeç.
Ai ishte në gjendje kritike për jetën, teksa nuk arriti t’u mbijetonte plagëve që mori nga plumbat në trup. Nga ekzekutimi mafioz mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes edhe Edison Harizaj nga Vlora, i cili njihej si mik i Emiljano Shullazit dhe si një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Harizaj njihej mes të tjerash edhe për nofkën “Edison Faqedjeguri”, për shkak të një njolle në faqe, si pasojë e një djegie në fëmijëri.
39-vjeçari ka qenë i dënuar me dhjetë vite burg për vrasje, dënim të cilin e kishte vuajtur në burgun e Fushë Krujës, prej nga dyshohet se përfitoi lirinë në vitin 2010 duke paguar para.
Edison Harizaj, mbeti i vrarë teksa udhëtonte me makinën tip “Audi A8”, bashkë me shokun e tij Genci Caci, ku ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.