Bota

AstraZeneca/ Përgjigja zyrtare e EMA: Rrallë shkakton mpiksje gjaku, por përfitimet janë më të mëdha se rreziku prej saj

Agjencia Evropiane e Barnave siguron përdorimin e vaksinës anti-Covid të kompanisë “AstraZeneca”.

"Përfitimet janë më të mëdha se rreziku", thuhet në një deklaratë të publikuar pasditen e së mërkurës.

Por, “Ema”, shton se rastet e trombozës cerebrale, "janë efekte anësore shumë të rralla".

Mes të tjerash, “AstraZeneca”, për të cilën nuk është identifikuar asnjë faktor specifik rreziku, përshkruhet si "shumë efektive" në shmangien e pranimeve në spital për koronavirus.

Megjithatë, Agjencia Evropiane e Barnave, ka gjetur një lidhje të mundshme midis vaksinës anti-Covid “Astra-Zeneca” dhe disa rasteve jashtëzakonisht të rralla të ngjarjeve trombotike.

Tromboza në nivele të ulëta të trombociteve, duhet të renditet në mesin e efekteve anësore të rralla të ilaçit.

Për momentin, seria e rasteve, ka të bëjë kryesisht me gratë nën 60 vjeç, brenda një intervali prej dy javësh nga administrimi i vaksinës: megjithatë, asnjë faktor specifik i rrezikut nuk është konfirmuar.

EMA arriti në përfundimin se, mpiksjet e rralla të gjakut, janë "efekte anësore shumë të rralla" të vaksinës ‘AstraZeneca’ Covid-19. Një shkak nuk është arritur të identifikohet", për ngjarjet e rralla trombo-embolitike pas administrimit të vaksinës “AstraZeneca” dhe "nuk u identifikuan rreziqe të përgjithësuara në administrimin e kësaj vaksine, kështu që nuk e gjetëm të nevojshme të lëshonim rekomandime specifike", për të zvogëluar rrezikun.

Kështu ka deklaruar Sabine Straus, Presidente e Komitetit të Sigurisë së “Ema Prac”, duke folur në konferencën për shtyp.

Sipas saj, “personat që kanë marrë vaksinën, duhet të kenë kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse shfaqin simptoma të një kombinimi të mpiksjes së gjakut dhe trombociteve të ulëta".

“Ema” nënvizon se "PRAC, vërejti që mpiksjet e gjakut janë verifikuar në venat e trurit (tromboza e sinusit venoz cerebral, CVST), në zonën abdominale (tromboza e venave splankike) dhe në arterie, së bashku me nivelet e ulëta të trombociteve dhe ndonjëherë të shoqëruara me gjakderdhje”.

Komiteti i Sigurisë së “EMA (PRAC)”, kreu një analizë të thellë të 62 rasteve të trombozës së sinusit venoz cerebral dhe 24 rasteve të trombozës venoze abdominale, të raportuara në bazën e të dhënave të sigurisë së ilaçeve të BE-së (“EudraVigilance”) që nga 22 marsi 2021, 18 prej të cilave ishin fatale.

Kjo është ajo që raporton “EMA”, duke nënvizuar se "rastet ndodhën kryesisht nga sistemet spontane të  raportimit të AEA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku afërsisht 25 milionë njerëz kishin marrë vaksinën".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë