Lajme

“Astiri”, Rama: Duan dëmshpërblim për ndërtime pa leje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se “po protestohet për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës.

“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tëeet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit”, shkroi Rama në Tëitter.

Ndërkohë, ditën e sotme, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar projektin e qeverisë një grabitje që u bëhet qytetarëve të kësaj zone.

“Në këtë histori, ky është një manipulim sepse kërkon ta fusë në sipërfaqe ndërtimi , për t’ia marrë njerëzve pa asnjë lekë shtëpitë. Kjo nuk është çështje zhvillimi, kjo është çështje grabitje. Ashtu siç grabiti çdo gjë, tani do t’i grabisi shtëpitë.  Po fillon këtu ku është peri më i dobët, këtu janë njerëzit më të varfër dhe më të këputur, këtu janë njerëzit që janë sulmuar historikisht. Në këtë zonë që ky njeri i prish shtëpitë, janë 150 famije që liqeni i Fierzës i ka mbytur shtëpitë dhe ne nuk i kemi kompensuar akoma”, – tha Kryemadhi.

 

Më Shumë