Lajme

“Astiri” me dhunë para Kuvendit. Rama: Protestë e turpshme

Protestuesit e Unazës së Re tentojnë të hyjnë me forcë në mjediset e Parlamentit, teksa brenda saj kryeministri Edi Rama fliste pikërisht për ta. Turma ka shtyrë kordonin e policisë, por nuk ka arritur të depërtojë në brendësi të oborrit të Parlamentit. Me pankarta në duar ku shkruhet: “Të mjerë, të pashpirt, të çmendur” si dhe për “familjen japim jetën” protestuesit i kërkojnë qeverisë të mos preken shtëpitë pa marrë vlerën e dëmshpërblimit me vlerën e tregut. Po ashtu, protestës i janë bashkuar edhe deputetë të PD dhe LSI. Ndërkohë, policia bën me dije që janë plagosur edhe 6 efektivë të Policisë së Shtetit. Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah. Te Spitali Ushtarak, ku efektivët po marrin ndihmën mjekësore, u ka shkuar për vizitë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Duke i falenderuar për devotshmërinë dhe përkushtimi në krye të detyrës dhe duke i pyetur nga afër për gjendjen, Lleshi ka shprehur edhe ndjesë në emër të atyre që nuk e kuptojnë se çfarë është Policia e Shtetit.

“Është për të ardhur keq, e papranueshme që në një ditë të tillë krejt normale të ndodhë një ngjarje anormale, të goditet Policia e Shtetit. Sot për fat të keq është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm që në shkelje të ligjit ngrenë dorë mbi Policinë e Shtetit. Po ashtu forca politike inspirojnë dhunë ndaj Policisë së Shtetit. Janë një numër i konsiderueshëm policësh të dëmtuar. Policia është policia e tyre, mban mbi supe simbole të kombit kush ngre dorën ndaj saj, ngre dorën ndaj interesit publik dhe vlerave e simboleve kombëtare. Përfaqësues politikë të caktuar që mundohen të fitojnë kapital politik të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme, dhe të dalin në mbështetje të policisë”, deklaroi ministri Lleshaj.

https://www.youtube.com/watch?v=SOPgoC2kXG8

https://www.youtube.com/watch?v=Kf2kCq8OliU&feature=youtu.be

Seanca e sotme plenare nisi me fjalën e kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë në Parlament nuk zgjodhi të fliste me shifra për buxhetin e ri që po diskutohej, por për protestën e banorëve të Astirit, të cilët sot u mblodhën përpara selisë ku mbahen seancat.

https://youtu.be/SGu2EppHVe4

Si për të treguar rrumpallën që ka ndodhur këto vite me ndërtimet informale, e që pjesë e tyre mund të jetë realizuar edhe gjatë qeverisjes socialiste, Rama zgjodhi të sulmojë me emra disa protestues, të cilët sipas tij kanë nga tetë apo katër shtëpi. Sipas kryeministrit, këta "zaptues profesionistë sot duan të marrin 100% dëmshpërblim për shtëpitë e ndërtuara". Gjatë fjalimit tij 50-minutësh, Rama ka qenë i prerë, duke deklaruar se "zaptuesit e tokës nuk do të kenë asnjë dëmshpërblim", ndërsa dhe i ftoi ata që të largohen.

 “Me këta zaptuesit profesionistë nuk bëhet fjalë asnjë lloj tolerance, zero. Bëjnë mirë të largohen vetë. Bashkim, Ramazon, Agron shkoni gëzoni ato të tjerat që keni ndërtuar. Për këta 40 të tjerët që janë legalizuar në gusht-shtator 2013 do të bëjmë shpronësimet, por do të çojmë dosjen në prokurori se kush i ka bërë. Së dyti, për ata që janë vetëm me shtëpi, por që janë të paligjshëm, ne nuk mund të bëjmë dëmshpërblime, por do të japim bonusin e qirasë për tre vite.Ramazon se mos vjen edhe kërkon bonues qiraje? Ata që janë realisht për shtëpi do të marrin bonus qiraje. Zaptuesit profesionistë nuk do të paguhen, e kanë kthyer në biznes ndërtimtarinë pa leje, por kujt t’ia marrim rrogën që t’ia japim Gjovalinit nga Laçi, i cili është në proces dhe do dëmshpërblim 100% edhe pse ka dy godina të tjera pa leje në njësinë 7. Janë legalizuar të dyja, ka një tjetër pa leje në Kashar i është legalizuar, edhe një në Laç nga ku e ka nisur zaptimin. Ndërsa, Pali e ka zaptuar nga Kombinati tek Unaza e Re. Ka pushtuar shtratin e Unazës së Re që të ndërtojë godinën e katërt pa leje të biznesit të tij. Nuk e di a ka ardhur këtu, pasi nuk e pashë. Edmondi nuk e hap rrugën e hyrjes në Tiranë se do 100% dëmshpërblim, pasi e filloi ndërtimtarinë pa leje që në Pezë. Është bërë pronar në Pezë më pas është hedhur në Kombinat dhe më pas u shtri edhe në shtratin e Unazës së Re, duke thënë që të ketë për nipërit dhe mbesat dhe sigurisht nën hijen e shqiponjës për të cilën nuk të fal. Larg qoftë t’i ndodhë diçka Salianjit, pasi imagjino protesta ‘Ervin, Ervin ti je gjallë. Kujtimi nga Bulqiza do librat falas edhe për fëmijët e klasës së pestë. Këta budallenjtë që hyjnë me vështirësi në Tiranë duhet t’i japin lekët Kujtimit për shpronësimet!!!! Por, Bashkimi është oligarku, e ka nisur aktivitetin e pushtimit në Kombinat, bëri 4 ndërtime, pastaj ka dashur që për të shtunë dhe të diel të ketë edhe dy në Dajt. Pasi i ka bërë të gjithë këto, ka bërë edhe një te shtrati i Unazës së Re, edhe tani do lekët, nuk do me ia ditur fare. Zotimet nuk janë e thashë dhe e bëra, por do të bëj çmos dhe çdo gjë kërkon kohën e vet”, theksoi Rama.

Kryeministri ndërkohë theksoi se “Jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë, ndërsa opozita udhëheq protestën më të turpshme, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik. Ahmetaj do të bëjë një paraqitje shteruese të buxhetit. Do të sqaroj edhe psenë e protestës së lartpërmendur. Që nuk ka bërë kurrë vaki. Pse zaptuesit e pronave t’i marrin lekët e bebeve. Kadri Vasili, meqë nuk e kemi këtu, do të thoshte, nga lekët e vetë Unazës së Re, merrini dhe jepuani zaptuesve. Kjo qasje është e përhapur nga opozita është një kadriotizëm me Yllin në ballë dhe Andin në shalë. Abuzuesit e Unazës së Re kërkojnë mbi 30 mln dollarë për të liruar pronën që nuk është e tyrja”, u shpreh Rama.

Ndërsa ngriti akuza se me ligjin e legalizimeve të miratuar në vitin 2006 nga qeveria Berisha, pasi në momentin e fundit të ndërrimit të pushtetit janë legalizuar 40 shtëpi. “Rrumpalla e Kadri Saliut, e sa do t’i kushtojë rrumpalla e Lulzim Kadriu, 40 godina që gëzojnë tituj pronësie do t’i dëmshpërblejë, janë legalizuar korrik-shtator 2013, mbasi 1 milion shqiptarë i thanë Sali Kadriut largohu, por ishte Shaban Kadriu. Të dini mirë Bashkim, Ramazan, Agron,Edmond shkoni largohuni mos rrini aty, ikni vetë. Këta 40 do ia japim lekët, por do i çojmë në Prokurori ata që i legalizuan. Do të shpronësohen sipas të gjithë sipas rregullave. Ligji i Legalizimeve është votuar në 2006, e tani thotë se tëra të legalizohen, por ligji ndalon rreptësisht legalizimin e çdo objekti ku ka interes publik dhe ndërkohë me një nen të shtuar nga Sali dhe Kadri Saliu është përgjegjës ligji ndalon legalizimin me truall me pronarë”, theksoi Rama.   

Lidhur me protestën dhe me kërcënimet e banorëve, kryeministri ironizoi dhe protestuesit si shtetas me pasaportë të SHBA, duke e cilësuar si një betejë mes amerikanit të Unazës së Re dhe indianin autokton si puna e tij, duke nënkuptuar tiranasit e vjetër.

“Janë afro 11 të tjerë më të vegjël se Bashkimi me nga dy me tri shtëpi. Duhet të merremi me këta njëherë se na kanë zënë rrugën. Nuk të lënë këta të kalojmë. Ka Tironë, por ka edhe shtrat të Unazës së Re, ka kryeqytet, por ka edhe Bashkim, Kujtim, Pal, Agron dhe patjetër ka edhe Ramazon. Dhe të gjithë këta i bashkon tufa e Kadrinjve të PD e LSI-së, bashkë me kadrinjtë e pakekspozuar nga Ylli Kadriu, tek Andi Kadriu dhe deri te Çim Kadriu. 100 fshatra themi ne, por kemi 100 zaptues atje në Unazën e Re. Duan jo shtëpi për të futur kokën, por duan të kenë fshatin e tyre tek Unaza e Re me rregullat e ligjet e tyre, sipas mendjes së tyre dhe për qendër fshati kanë zgjedhur rrethrrotullimin e Shqiponjës së re. Ç’ju duhen atyre sejanë në fakt te hyrja e Tiranës. Dhe çfarë bëjnë? Me flamurin amerikan, se atakanë zbuluar Amerikën te shtrati i Unazës së Re dhe tani do të mbrojnë Amerikën e tyre nga indianët si puna e jonë, që duam të hyjmë e të dalim në vendin tonë.Do e mbrojnë ata Amerikën nga indianët. Ne jemi 1 milion indianët e ardhur ngaTropoja, Kukësi, Tepelena e Saranda e gjithë Shqipëria dhe këtu autoktonë si puna e Xhemolit (deputeti i PS, Xhemal Qefalia) ne këtu jemi indian. Shkoj unë në Surrel sa të du, por katunar Tirone, por jom indian, janë këta amerikanët e Unazës së Re. Nukli që do të transformojë Shqipërinë nga një vend indianësh nëAmerikë. Më i forti fiton, kush zapton jo vetëm që fiton, por mos t’i afrohesh se duan dëmshpërblim 100%. Kush do t’i dëmshpërblejë? Indianët, pra me taksat etyre që amerikanët e Unazës së Re të mbajnë lart flamurin dhe duke zbatuar Kushtetutën e Amerikës së re të mbajnë armët për çdo shtëpi gati për t’ia kthyer indianëve me zjarr në rast se këta do të duan të guxojnë t’i thonë hapni rrugën. Ore Ramazon hap rrugën, mos shko mas Lulit, ose merrjani Lulit, 13 milionë euro i ka dhënë gjykata, kjo qeveri nuk ua jep, po ua dha juve ne bëni vendimin dhe jua japin. Luli do 100% dëmshpërblim”, theksoi Rama.

Ai u mburr me procesin e legalizimeve ku qeveria e tij ka dhënë 150 mijë tapi, ndërsa PD-ja vetëm 21 mijë të tilla, duke shtuar se legalizimet do të bëhen sipas ligjit.

Për rrugën dhe kostot

Kryeministri u fokusua dhe te kostoja e rrugës së Unazës së Re, u shpreh se në Shqipëri për herë të parë do të kenë një rrugë të parametrave “A”, europiane.

“Krahasimi mes metrit të rrugës dhe metrit të teritalit, Thumanë-Kashar është rrugë me gjatësi 21 km dhe ka njëkosto që shkon në 28 mld, por nuk janë 21 km vajtje ardhje tegel teritali ka 77mbikalime e mbikalime ka sistem drenazhimi, 12 ura me gjatësi 14 km, 3 nyjelidhëse 34 rrugë sekondare”, u shpreh Rama, ndërsa shtoi se rrugët do të jenë europiane ku makina ka rrugën e vet, njeriu rrugën e vet, komuniteti ka rrugën e vet.   

Më tej theksoi se “‘Çfarë bënë këta, rrugë me restorante lokale pishina, dhe ja urdhëro aksidentet. Ndërkohë, rrugët që do të ndërtojmë ne janë rrugë ku do garantohet shpejtësia, siguria gjithë ndërlidhja pa bllokime, pa ngecje, këta i kanë bërë rrugët si të bësh pantallona teritali si të marrësh vithet e mia, kërcinjtë e Braçes, gjunjët zgjidhini vetë të kujt, dhe pastaj vish pantallonat. I vesh dot”, tha Rama në parlament.

Kryeministri duke theksuar se dëmshpërblim 100 për qind nuk do të ketë, asnjë lloj tolerance me zaptuesit dhe bëjnë mirë që të mos dalin më, ai ka lënë sallën, duke u lënë vendin debateve për buxhetin nga deputetët e partisë së tij.

Ndërsa, më pas ka reaguar në “Twitter”edhe për protestën përpara Parlamentit, ku ka pasur edhe përplasje me policinë, duke u bërë thirrje që të distancohen.

“Dhuna ndaj policëve në emër tëpaligjshmërisë, s'do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumente prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç'ju jep ligji e largohuni nga rruga”, shkruan Rama në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë