Futboll

Astana ose Ludogorets në ‘Play-off’, Partizani pa fat në shortin e Ligës së Konferencës

Gazeta Si – Nuk ka pasur fat Partizani në shortin e hedhur sot në Nion sa i takon fazës së ‘Play-off’-it të Ligës së Konferencës. Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me humbësin e çiftit Astana-Ludogorets, nëse arrijnë të kualifikohen ndaj Valmeiras, kundërshtarit të turit të tretë.

Të kuqtë kanë shanse vërtet të mëdha për t’i kaluar letonezët e Valmeiras. Më pas, për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencës, pengesa është mjaft e vështirë, sepse si Astana i Kazakistanit dhe më shumë akoma Ludogorets i Bullgarisë, janë kundërshtarë shumë të fortë.

Ballkani duke festuar nje gol. Gazeta Si, 7 gusht 2023

Kujtojmë që Ludogorets është skuadra që eliminoi nga Championsi Ballkanin, ekipin kampion të Kosovës. Skuadra e Ilir Dajës, që gjithashtu merr pjesë në Ligën e Konferencës, në ‘Play-off’ do të ndeshet me humbësin e çiftit Sherif Tiraspol-Bate-Borisov. Një short më i pranueshëm për Ballkanin, nëse kalon kundërshtarin nga Gjibraltari në raundin e tretë.

Struga, kampione e Maqedonisë së Veriut, nëse kalon kundërshtarin nga Luksemburgu në turin e tretë, do të përballet me humbësit të çiftit Zrinjski-Breidablik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë