Sociale

Asnjë i vdekur dhe vetëm 1 rast i ri me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, nga 1.960 testime të kryera gjithsej, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar vetëm një rast të ri me Covid 19.

Bëhet fjalë për një qytetar që ka rezultuar pozitiv nga  Kavaja. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri. Ndërkohë po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

MSH raporton se janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre në 129,955 që nga fillimi i epidemisë marsin e kaluar.

Statistika (23 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1960

Testime totale 783,516

Raste pozitive 132,497

Raste të shëruara 129,955

Raste Aktive 87

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 28

Shkodër 26

Durrës 10

Lezhë 7

Berat 6

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 2

Korçë 1

Vlora 1


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë