Futboll

Asnjë Maldini pas 67 vitesh te Milani, fundi i një dinastie dhe një historie unike!

Gazeta Si - Daniel Maldini është një lojtar i Empolit, në huazim nga Milani. Për herë të parë prej 67 vjetësh klubi kuqezi nuk do të ketë një përfaqësues të familjes Maldini. Pas ndarjes me legjendën Paolo Maldini në qershor, i vetmi pjesëtar i familjes së famshme te kuqezinjtë, Danieli, ka kaluar tek Empoli.

Daniel Maldini. Gazeta Si, 10 korrik 2023

Edhe pse ka kartonin e sulmuesit të ri, për Milanin është një fakt historik. Danieli është i biri i Paolos, të birit të Çezares… Një lidhje e fortë e tifozëve me familjen Maldini, një histori unike në panoramën e futbollit italian dhe botëror, që dukej se me futjen e Daniel Maldinit në skuadrën e parë, do të vazhdonte.

Sezonin e kaluar lojtrari i ri u huazua te Specia, kurse sezonin e ri do të ndërrojë fanellë, duke shkuar tek Empoli i Adrian Ismajlit. Dhe kështu, pas një jete të tërë, saktësisht 67 vitesh, asnjë Maldini nuk do të veshë fanellën kuqezi në skuadrën e parë dhe te të rinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë