Futboll

Askush nuk është i sigurt, Bajerni fut në listën e shitjeve edhe dy yjet e skuadrës

Gazeta Si – Askush nuk e ka vendin të sigurt te Bajerni. Sipas ‘Bild’, këtu nuk bëjnë përjashtim as dy nga yjet e skuadrës bavareze, konkretisht sulmuesit Serge Gnabri che Leroi Sane.

Sipas të përditshmes gjermane, duke parë paraqitjet e këtyre dy futbollistëve kohët e fundit dhe veçanërisht kostot e larta të kontratave të tyre, klubi nuk e konsideron të sigurt qëndrimin ë tyre.

Sane dhe Gnabri. Gazeta Si, 3 mars 2023

Nëse performanca e tyre nuk do të ndryshojë, drejtuesit e Bajernit të Mynihut janë gati të dëgjojnë çdo ofertë të arsyeshme gjatë verës së ardhshme. Kjo do të thotë se Sane dhe Gnabri nuk janë në listën e të pashitshmëve dhe sezonin e ardhshëm mund të ndryshojnë skuadër.

Te bavarezët politikat janë shumë të qarta: mbi të gjitha klubi, individët kanë më pak rëndësi. Dy lojtarët e sipërpërmendur këtë sezon nuk u janë përgjigjur pritshmërive, sidomos muajt e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë