Media Galeri

Artisti i NFT që bën art duke përdorur mjete digjitale

Bojrat dhe furçat janë mjetet që zakonisht lidhen me artin pamor, por jo për artistin Osinachi.

Ai është bërë një nga kripto-artistët më kryesorë të Afrikës, duke përdorur mjete dixhitale për të krijuar dhe shitur veprat e tija.

"Ka shumë gjëra që mund të bësh në Ëord", shpjegon ai ndërsa zgjedh format bazë në program, duke i shtrembëruar dhe duke luajtur me dimensionet e tyre, duke i mbushur me ngjyra të gjalla dhe duke vizatuar me stilolapsin e tij.

"Ajo që kam bërë gjatë viteve është të shtyj veten që të futem më thellë në të dhe të shoh se çfarë mund të arrij".

Megjithëse arti digjital u shfaq dekada më parë, "kripto-arti" është një fenomen që është materializuar kohët e fundit.

Termi u krijua pasi teknologjia blockchain e përdorur për të blerë dhe shitur ato që quhen tokena jo të këmbyeshëm (NFT), është e njëjtë me atë të përdorur për kriptovalutat.

"Vetëm një person mund të thotë: "Unë e zotëroj këtë pjesë". Kjo është arsyeja pse arti dixhital është i vlefshëm tani”, thotë Osinachi.

Tetorin e kaluar, 30-vjeçari u bë kripto-artisti i parë nga Afrika që u shit vepra e tij nga shtëpia e ankandeve Christie's në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë