Çështja e Teatrit vazhdon të jetë temë dite si dhe artistët vazhdojnë revoltimin e tyre. Lidhur me këtë çështje sot u zhvillua një takim mes ambasadores Romana Vlahutin dhe artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Takimi u zhvillua në zyrat e BE në Tiranë dhe ishin të pranishëm Alert Çeloaliaj, Neritan Liçaj, Robert Budina, Adriatik Lapaj, Sesilia Plasari…etj,.
Pasi përfundoi takimi Çeloaliaj u shpreh se tashmë morën nga ambasadorja konfirmimin se BE-ja do të shqyrtojë ligjin e kaluar në Kuvend.
“Falënderoj ambasadoren Vlahutin që na priti. Ia bëmë të qartë se jemi kundër shembjes së Teatrit dhe projektit të PPP-ve. Ky nuk do të jetë takimi i fundit që ne do të kemi me përfaqësues të BE-së”, u shpreh Çeloaliaj.
Gjithashtu Çeloaliaj i bëri thirrje edhe presidentit Ilir Meta, që të mos e dekretojë ligjin.
“I drejtohemi Presidentit që të bëhet garant i të drejtave kushtetuese i qytetarëve të Shqipërisë… të mos e dekretojë ligjin”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.