Drejtësia

Arsenali i armëve në Tiranë, Fatjon Murati shpallet i pafajshëm nga arratia

Gazeta Si - Fatjon Murati është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, i arrestuar për çështjen e arsenalit të armëve.

Pavarëisht vendimit të kësaj të marte, Murataj mbetet në kërkim nga policia për largim nga banesa dhe thyerje të masës së “arrestit shtëpia”.

Ndërkohë gjykata ka dënuar për këtë çështje me 7 vite e 6 muaj burg  Kristjan Gjinin, ndërsa F.K., ka marrë dënimin e 90 orëve punë në interes publik.

LEXO EDHE:
Si u lirua Fatjon Murati, dyshohet se është arratisur nga Shqipëria edhe pse ishte në ‘arrest shtëpie’

Arsenali i armëve u zbulua më 13 korrik të vitit të shkuar, pasi më herët, 25-vjeçari Kristjan Gjini u arrestua pasi lëvizte me pistoletë.

Pas kontrollit në dy banesat e tij, u gjendën një sërë armësh. Në këto banesa të marra me qira prej të riut banonte, dhe e dashura e tij, F.K.

Policia gjeti në dy ambientet e marra me qira 4 pistoleta, 2 automatikë, 4 silenciatorë, 7 maska, 2 radio si ato të Policisë, një thikë, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, fishekë të kalibrave të ndryshëm, dorashka, krehra, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjetet.

Prokuroria e Tiranës kishte 12 vite burg për Kristian Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratin, i cili rezulton të jetë edhe  pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Ngjarja ndodhi në kohën kur Murataj do duhej të ishte në “arrest shtëpie” për armët e zbuluara, teksa pas atentatit, policia nuk e gjeti në banesë.

shte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë. Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.

Murati ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në makinën ku u arrestua, ishte në praninë e Indrit Dokles dhe Gentian Reçit, kunati i Dokles. 

Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 për llogari të hetimeve, pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini.

Në 14 tetor, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e pasurive për Fatjon Muratit dhe familjarët e tij të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Të ardhurat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të plagjishme, si trafiku i lëndëve narkotike.

Sipas prokurorisë, pasuritë janë në emër të Fatjon Muratit, nënës së tij, shtetases me iniciale M. M., si edhe të vëllait, shtetasit me iniciale Y. M.

Ai rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale ndër vite përfshirë “Evazion”, “Posedim të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në krime”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë