Lajme

ARRSH ndërhyn për rrëshqitjet në aksin Levan-Tepelenë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyre për të eliminuar rrëshqitjet në aksin Levan-Tepelenë. ARRSH ka njoftuar se po vijon puna për krijimin e një bajpasi do të mundësojë qarkullimit e automjeteve.

Njoftimi nga ARRSH:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë kontraktore vazhdojnë ndërhyrjen në terren për eleminimin e rrëshqitjes së ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të Poçemit.

Gjatë orëve të natës së mbrëmshme dhe ditën e sotme po punohet për krijimin e një bajpasi të shkurtër që do të mundësojë rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve.

Duke qenë se vatra e rrëshqitjes është ende aktive, zona po mbahet nën monitorim, për të shmangur rrezikshmërinë dhe planifikuar më tej fillimin e ndërhyrjes për eleminimin e rrëshqitjes dhe heqjen e sasisë së gurëve dhe materialeve të rëna në trupin e rrugës.

Kalimi i mjeteve aktualisht vazhdon tëkryhet përmes rrugës së vjetër të Ballshit , ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptardo të ju informojë në momentin që do të jetë i aksesueshëm bajpasi për tërikthyer lëvizjen nga rruga Levan-Tepelenë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë