Politike

Arrihet marrëveshja për daljen e Britanisë nga BE-ja!

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe kanë arritur tanimë një marrëveshje paraprake për daljen e kësaj të fundit nga unioni. Marrëveshja e Brexit është arritur midis ekipeve negociuese të të dyja palëve përpara takimit të liderëve europianë në Bruksel.

Të dyja palët kanë punuar për draftin paraprak dhe direktivat ligjore të marrëveshjes, e cila pritet të miratohet nga parlamenti i Britanisë së Madhe dhe ai Europian.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se bëhej fjalë për  një "marrëveshje të drejtë dhe të ekuilibruar".

Si ai, ashtu edhe kryeministri britanik, Boris Johnson u kanë kërkuar parlamenteve të tyre përkatëse që të mbështesin marrëveshjen.

Sidoqoftë, kuptohet që plani i ri nënkupton që Irlanda Veriore të trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar, duke ngritur shqetësime të mëdha tek partia irlandeze në Parlamentin Britanik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë