Futboll

Arrihet marrëveshja, Eriksen i bashkohet Interit javën tjetër

Christian Eriksen është një lojtar i Interit. Mediat italiane e japin për të sigurtë transferimin e lojtarit danez tek zikaltërit, që sipas tyre është çështje ditësh.

“Corriere Dello Sport” shkruan se Inter, Totenham dhe Inter kanë arritur marrëveshjen. Lojtari do t’u kushtojë zikaltërve rreth 18 milionë eurove plus bonuset në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Të hënën pritet që Eriksen të zbarkojë në Milano dhe ditën e martë të javës që vjen të kryejë vizitat mjekësore, por nuk përjashtohet që kjo të ndodhë edhe më herët.

Nëse do të realizohet kjo transfertë, Antonio Conte do të ketë për fazën e dytë një lojtar më shumë si mesfushor ofensiv, mungesa e të cilit është ndjerë fort tek zikaltërit në fazën e parë të Serisë A dhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Gjithashtu, blerja do të ishte e treta pas afrimeve të Ashley Young nga Manchester United dhe Victor Mosses nga Chelsea.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë