Politike

Arrihet marrëveshja – Conte Kryeministër deri në 2023

Italia ndodhet në prag të daljes nga kriza politike që u shkaktua dy javë më parë, kur Matteo Salvini, Kreu i Lega Nord, tha se nuk donte të vazhdonte koalicionin me Pese Yjet duke bërë thirrje për një votë mosbesimi ndaj qeverisë.

Në përfundim të raundit të dytë të bisedimeve të mërkurën Lëvizja Pesë Yjet njoftoi se do të përpiqej të formojnë një koalicion të ri qeverisës me Partinë Demokratike.

Kryeministri në largim Giuseppe Conte do të takojë Presidentin italian Sergio Mattarella të enjten dhe të marrë një mandat të ri në fillim të javës tjetër për të udhëgequr qeverinë deri ne vitin 2023.

Raundi i dytë i konsultimeve në Quirinale përfundoi me takimin midis presidentit Sergio Mattarella dhe krerëve të partive kryesore. Në fund të bisedimeve, perspektiva duket vetëm një: ajo e caktimit, të kryeministrit në largim për formimin e qeverisë së re. PD dhe Pesë Yjet i dhanë kreut të shtetit gatishmërinë për të mbështetur ekzekutivin e ri. Të njëjtën gjë kishin bërë në pjesën e parë të konsultimeve, përfaqësuesit e Partisë Të Lirë dhe të Barabartë dhe forcave të tjera politike të Grupit të Përzier.

Luigi Di Maio, Gazeta Si, 29 gusht 2019

Në Rome duket se ekziston një shumicë e re parlamentare kundër Salvinit. Sidoqoftë, ekziston një faktor i panjohur në sfond: votimi i anëtarëve të Pesë Yjeve përmes platformës Rousseau, njoftuar mbrëmë nga Luigi Di Maio. Një votim që, duke marrë parasysh pakënaqësinë e shprehur ditët e fundit në në rrjetet sociale të kësaj partie, nuk është e qartë. Për këtë aryse është pritur me acarim si nga PD (e cila në kushtet "thelbësore" të përcaktuara një javë më parë kishte vendor autoritetin qëndor të Parlamentit në vendimmarje). Duke shpjeguar udhën hipotetike që duhet të çojë në lindjen e qeverisë së re, Di Maio nuk e përmendi fare këtë votim.

Conte, i cili nuk i përket asnjë partie, por është më i afërt me M5S dha dorëheqjen javën e kaluar pas rrëzimit të një koalicioni 14-mujor mes M5S dhe Legës, të Matteo Salvinit. Por përveç këtij të fundit, askush në Itali nuk dëshiron mbajtjen e zgjedhjeve.

Presidenti Sergio Mattarella i ka dhënë një shans Pesë Yjeve për të shmangur votimet duke formuar një koalicion të ri me PD. Javën e kaluar ai u tha atyre që të raportojnë përsëri deri të martën, por zgjati afatin me një ditë shtesë për të mërkurën.

Një partneritet PD-M5S është veçanërisht i befasishëm duke pasur parasysh që të dyja partitë kanë vazhduar të hedhin akuza të ashpra ndaj njëra-tjetrën deri pak javë më parë. PD nuk pranoi të bashkohej në një aleancë me M5S pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke bërë që kjo e fundit të bashkohej me Legën. Por me mundësinë për zgjedhje të parakohshme, duket se është rikthyer edhe Matteo Renzi. Duke iu kërkuar parlamentarëve të tij të ishin gati për gjithçka, ish-kryeministri e bëri më se të qartë se në Itali do formohet një qeveri kalimtare, ose do formohet një parti e re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë