Futboll

Arrestohet trajneri i PSG-së Galtier për diskriminim racial dhe fetar

Gazeta Si – Trajneri i PSG-së, Kristof Galtier, është arrestuar sot si "i dyshuar për diskriminim racial dhe fetar". Sipas ‘France Press’, Galtier është ndaluar në Nisë së bashku me djalin e tij.

Në mes të prillit ishte hapur një hetim pas dyshimeve për "diskriminim të bazuar mbi përkatësinë raciale dhe religjioze” ndaj trajnerit 56-vjeçar, kur ai ishte trajner i Nisës në sezonin 2021-22.

Arrestimi i trajnerit është konfirmuar nga prokurori i Nisës, Xavier Bonhomme: "Galtier dhe djali i tij janë ndaluar nga policia gjyqësore e Nisës që prej orës 8.45 të së premtes”, - ka thënë ai.

Kristof Galtier. Gazeta Si, 30 qershor 2023

Gjithçka nisi pas një e-mail-i të publikuar nga Rmc Sport. Ky e-mail ishte shkruar nga drejtori i përgjithshëm i klubit Julien Fournier dhe u drejtohej drejtuesve të Nisës.

"Erdhi në zyrën time dhe më tha se duhej të kisha parasysh realitetin e qytetit, - shkruhej në atë e-mail. – Më tha se nuk mund të kishim shumë lojtarë me ngjyrë dhe myslimanë në skuadër. Më tha se kishte shkuar në restorant dhe të gjithë i kishin evidentuar faktin se Nisa është “një skuadër të zinjsh”.

Është një moment shumë i vështirë për Galtier, i cili javën e ardhshme nuk do të jetë më zyrtarisht trajner i PSG-së. Në vend të tij do të vijë Luis Enrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë