Rend dhe Ligj

Arrestohet shefi i policisë së burgut të Drenovës, Mariglen Kadiu

Gazeta Si – Mariglen Kadiu, shefi i policisë së burgut të Drenovës, është arrestuar sot nga shërbimi i kontrollit të brendshëm në sistemin e burgjeve.

Kadiu kishte kaluar disa muaj më parë në Drenovë. Më parë ai ka ushtruar të njëjtën detyrë në Peqin dhe ndalimi i tij ka lidhje me ngjarjen e pak kohëve më parë, ku u vra një i burgosur, Arben Lleshi, nga një tjetër i burgosur, Sokol Mjacaj. Kadiu akuzohet për shpërdorim detyre.

Vendimin e ka dhënë Gjykata e Elbasanit. Kadiu ka përfituar nga rrethanat lehtësuese familjare për konvertim dënimi nga arrest me burg në arrest shtëpie. .

"Në kuadër të procedimit penal nr 283 viti 2023, regjistruar në Prokurorinë Elbasan, për veprën penale futje e sendeve të ndaluara dhe prodhim shitje narkotikëve, nenet 324/a dhe 283 K.Penal, nga Sherbimi i Kontrollit të Brendshëm ne Sistemin e Burgjeve, ne zbatim te urdhrit te ekzekutimit te Prokurorise se Juridiksionit të Përgjithshëm pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan shkresë nr.1485 dhe 1486 date 26.12.2023, ekzekutoi masat e sigurimit personal:

1.Ndaj personit nën hetim M.K, me detyrë ish-shef i policisë në IEVP Peqin, aktualisht shef i policisë në IEVP Korçë, masën e sigurimit personal arrest shtëpie i dyshuar për kryerjen e vepres penale “shpërdorim detyre”.

2.Ndaj personit nën hetim shtetasit P.G, i cili aktualisht po vuan dënimin në IEVP Drenovë, i dyshuar si autor i veprës penale “prodhim dhe shitje të narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” masën e sigurimit personal “arrest me burg”, - shkruhet në njoftimin zyrtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë