tefundit

Arrestohet i riu në Tiranë, akuzohet se drogoi dhe përdhunoi një të mitur

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe se dyshohet se e ka detyruar atë të përdorë lëndë narkotike në Ersekë.

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin O.M., i cili akuzohet për veprat penale ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “nxitje për përdorimin e drogës”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë