Është arestuar nga Policia e Kosovës Albert Veliu, i njohur edhe si “Babalja”.
Arrestimi i Veliut vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata la në fuqi masën “arrest me burg”. E njëjta masë u dha edhe për Fredi Alizotin, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi u dha masa detyrim paraqitje. Të tre akuzohen për veprën penale “Kallëzim të rremë, në bashkëpunim”.
Veliu, i njohur edhe si “Dëshmitari X” i Partisë Demokratike është arrestuar në qendrën e Azilantëve në Prishtinë.
Veliu tentoi pak muaj më parë të arratisej drejt Kosovës por u ndalua në Kukës. Më pas ai u largua drejt Prishtinës ku edhe është arrestuar sot. Pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij.
Prokuroria po heton për të njëjtën akuzë edhe deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.