Guardia di Finanza, arreston në Brindizi dy shqiptarë nga Vlora për transport droge.
Brindisioggi.it raporton se arrestimi i dy shqiptarëve ishte përfundimi i një operacioni aeronaval, në Adriatikun e poshtëm, me mbështetjen e aviacionit detar të operacionit “THEMIS 2018” të agjencisë FRONTEX në nivel kombëtar dhe me lnternational Coordination Centre (I.C.C.), institut pranë Comando Operativo Aeronavale Guardia di Finanza di Pratica di Mare (RM) dhe në Puglia, nga grupi Aeronaval Guardia di Finanza i Taranto.
Në mes të ditës , mjetet detare , italiane kanë lokalizuar në ujërat ndërkombëtare një gomone që drejtohej kah brigjeve italiane me një mbështjellëse që fshihte një ngarkesë dyshuese.
Pas pak, citon artikulli i medies italiane, policët arritën në anije dhe urdhëruan duart lart. Drejtuesit e skafit në përgjigje janë përpjekur të rrisin shpejtësinë për të shmangur kontrollin.
Punonjësit e shpejtë të Departamentit të Operacioneve Aeronaval të Guardia di Finanza në Bari, pas një ndjekje të shkurtër, arritën të hipnin në automjet dhe të ndërprisnin garën mes tyre dhe shqiptarëve nga Vlora në drejtim të skafit.
Në bordin e anijes, u zbuluan 26 pako të substancës narkotike të ngjashme me marijuanën.
Si mjete të përdorura për trafik të paligjshëm, u identifikua një gomone 7 metra e gjatë, e pajisur me një motor të jashtëm të fuqishëm. Shqiptarët e arrestuar për trafikim ndërkombëtar të drogës G. D. 46 vjeç dhe S.V. 38 vjeç, aktualisht ndodhen në paraburgim në Brindisi, dhe materialet nga vendngjarja u janë vënë në dispozicion autoriteteve gjyqësore kompetente.
Marijuana e sekuestruar nga policia italiane peshonte 535 kg me vlerë pesë milionë euro.
Që nga fillimi i vitit 2018 gjatë operacioneve të ngajshme janë konfiskuar 12 anije, rreth 13 ton marijuanë dhe 31 kontrabandistë të arrestuar nga Guardia di Finanza në Puglia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.