Lajme

Arrestohen 4 shqiptarë në Itali për trafik droge

Katër shqiptarë  janë arrestuar bashkë me një tunizian në shtetin fqinj të Italisë. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije akuzohen për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa dy prej katër të arrestuarve nuk ishin të panjohur për autoritetet.

Pas kontrolleve, shqiptarëve iu është gjetur drogë e llojeve të ndryshme si dhe një sasi parash, të cilat mendohet se si burim kanë trafikimin dhe shitjen e saj.  Përpos drogës, në makinën e tyre janë gjetur edhe mjete të tjera të paligjshme, përfshirë fishekë si dhe pajisje, të cilat i përdornin në paketimin e drogës së llojit kokainë në doza të vogla.

Pista e hetimeve është shtrirë në këtë zonë, ndërsa mendohet se shqiptarët e arrestuar kanë lidhje edhe me grupe  të tjera të rrezikshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë