Lajme

Armë e municione pa leje në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Dibër

Një 41-vjeçar nga fshati Katund i Ri në Dibër është arrestuar, pasi gjatë kontrollit nga policia në banesë i janë gjetur një automatik dhe 950 fishekë.  

Altin Mera rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi është dënuar për plagosje të lehtë.

Automatiku dhe fishekët i janë gjetur të fshehura në një çantë në banesë, ndërsa akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Operacioniu zhvillua pas sigurimit të informacioneve se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, e gjithashtu për të parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë