Lajme

Armë e municione në banesë, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga forcat e policisë së Komisariatit Nr. 6, pasi iu gjet në banesë armë zjarri kallashnikov si dhe një sasi fishekësh.

Policia e Tiranës bën me dije se Jashar Hysa, banues në fshatin Varosh, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e të riut iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një karikator dhe 146 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.        


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë