Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për marijuanë dhe armë zjarri. Pistoleta nga ekspertiza ka rezultuar e vjedhur në Romë. Operacioni është bërë mbrëmjen e së martës nga policia e Latina ku në pranga janë vënë tre shqiptarët Altin Rakipi 46 vjeç, Alfred Shehaj 38 vjeç dhe Elton Qerreti 41 vjeç.
Njëri prej tyre rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Bëhet fjalë për Alfred Shehaj, të cilin autoritetet greke e kishin dënuar me 15 vite burg për trafik droge, pasi ishte kapur me 100 kilogramë marijuanë.
Por, për shkak se ishte i kërkuar në shtetin fqinj, ai kishte ndërruar vendin e qëndrimit duke shkuar në Itali, ku vijonte sërish aktivitetin kriminal.
Në cilësinë e provës materiale shqiptarëve iu sekuestrua lënda narkotike si dhe pistoleta Magnum e kalibrit 357.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.