Futboll

Armando Broja nis stërvitjen individuale, lajm i mirë për Silvinjon

Gazeta Si – Sulmuesi kuqezi i Çelsit, Armando Broja, ka filluar stërvitjen në mënyrë individuale. Pas gati 4 muajsh nga dëmtimi që e la jashtë fushave me skuadrën e tij dhe Kombëtaren shqiptare, ai ka hyrë në një fazë të re të rikuperimit.

Broja ka postuar një foto në profilin e tij në rrjetet sociale, ku ai shfaqet duke u stërvitur në palestër. Futbollisti kuqezi do të jetë gati për Çelsin sezonin e ardhshëm. Ai mund t’i mungojë Shqipërisë edhe në dy ndeshjet kualifikuese të qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Broja duke u stervitur ne palester. gazeta Si, 20 prill 2023

Kujtojmë që Broja dëmtoi ligamentet e gjurit në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë një ndeshjeje miqësore të Çelsit me Aston Vilën. Fakti që tashmë ai ka nisur stërvitjen individuale është një lajm i mirë për trajnerin Silvinjo, por ende nuk është e qartë se kur lojtari do të jetë gati për brazilianin e stolit kuqezi.

Armando Broja ishte një nga mungesat e mëdha në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë, ku Shqipëria humbi me rezultatin 1-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë