Futboll

Arlind Ajeti nënshkruan me CFR Cluj

Klubi rumun, CFR Cluj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti, i cili vjen si lojtar i lirë.
Ajeti ka ndryshuar ambient duke u transferuar nga futbolli italian tek ai rumun apo më saktë në Superligën e Rumanisë.

Mbrojtësi shqiptar është zyrtarizuar sot (e martë) nga skuadra e re, CFR Cluj, e cila ka njoftuar transferimin në rrjetet sociale.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë!”, thuhet në njoftimin e CFR Cluj.

Klubi rumun njoftoi se qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare i lindur në Zvicër, ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, por edhe në Zvicër për Grassoper apo FC Basel, skuadër me të cilën ka fituar 4 herë titullin dhe ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Ajeti gjithashtu ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, duke zhvilluar 21 ndeshje dhe duke qenë pjesëmarrës në Euro 2016.

Te CFR Cluj ai do të gjejë bashkatdhetarin e tij, Ermal Krasniqi, i cili vitin e kaluar kompletoi transferimin nga Ballkani. /telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë