Histori

Arkivi digjitalizon 85.000 foto të Luftës Nacional-Çlirimtare dhe komunizmit

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave tashmë me një klik bën të aksesueshme 85.000 materiale fotografike online, që lidhen me zhvillimet politike dhe shoqërore në vend gjatë viteve 1939-1990.

Fotografitë përmbajnë veprimtari të jetës shoqërore, politike, lufta, qyteti, arsimi, kleri, dhe asaj private.

"Rreth 85.000 foto të digjitalizuara së fundmi, i shtohen pasurisë prej 86.000 imazhesh të publikuara më herët të cilat shfaqin veprimtarinë në kuadër të Luftës Nacional-Çlirimtare, si dhe aktivitetet e mëpasshme të ndërmarra nga krerët e organeve të udhëheqjes komuniste, bëhen publike për çdo studiues apo të interesuar në faqen zyrtare të Fototekës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave", njofton Arkivi.


Sipas DPA, fototeka është renditur e dyta në rang vendi, pas fototekës së “Marubit”, për nga materiali në zotërim.

“Përmes platformës “online”, çdo qytetar mund të aksesojë falas dhe në format të dallueshëm fotografitë. Gjithashtu, duke shtypur një komandë të afishur përbri faqes së web-it, hulumtuesi mund të blejë në rezolucion të lartë fotografitë e përzgjedhura", vijon më tej njoftimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë