Taksa

Arka e shtetit çelet dobët, 900 mln lekë më pak se një vit më parë

Arka e shtetit ka mbledhur 900 mln lekë më pak në muajin janar 2019 krahasuar me një vit më parë.

Sipas treguesëve fiskalë të raportuar prej Ministrisë së Financave, në muajin e parë të vitit 2019 janë mbledhur gati 34.5 miliardë lekë, teksa në Janarin e një viti më parë u mblodhën 35.4 miliardë lekë.

Pozitivisht ka kontribuuar në të ardhura tatimi mbi fitimin me rritje prej 200 milionë lekë, ku janë mbledhur rreth 1,6 miliardë lekë, si dhe tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur rreth 3.6 miliardë lekë.

Të dhënat tregojnë se në rënien e të ardhurave kanë kontribuuar TVSH-ja, e cila është mbledhur në masën 10.9 miliardë lekë gjatë Janarit 2019, nga 11.1 miliardë lekë të mbledhura në Janarin 2018. Njëkohësisht administrata tatimore ka rimbursuar 12,678 miliardë lekë Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Edhe të ardhurat nga akciza kanë pësuar rënie, po ashtu edhe taksa kombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë