Futboll

Ismajli rikthehet në fushë, siguron me Empolin qëndrimin në Serinë A

Gazeta Si – Pas disa javësh në stol dhe jashtë skuadre, Ardian Ismajli u rikthye në fushë mbrëmjen e së hënës. Mbrojtësi i Kombëtares u aktivizua si zëvendësues pas gjysmë ore lojë në ndeshjen me Sampdorian në tansfertë, që përfundoi në barazim, 1-1.

Ismajli ne nje dyluftim ajror me Lautaro Martinez. Gazeta Si, 16 maj 2023

Pika e fituar në këtë ndeshje ka bërë që Empoli të sigurojë qëndrimin në Serinë A me Empolin edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi kuqezi ka bërë një sezon të mirë dhe gjithmonë ka pasur besimin e trajnerit, por disa dëmtime kanë kushtëzuar aktivizimin e rregullt të tij.

Për arsye dëmtimi Ismajli mungoi edhe në ndeshjen e parë kualifikuese të Shqipërisë ndaj Polonisë. Ai do të jetë gati për trajnerin Silvinjo për dy ndeshjet e qershorit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Ismajli është një nga mbrojtësit që ka pasur rritje të vazhdueshme si me klubin e tij, ashtu edhe me Kombëtaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë