Drejtësia

Arbër Çekajt i shtohet dhe një vit burg për tentativën e arratisjes nga ‘313’-ta

Gazeta Si - Arbër Çekaj ka marrë një dënim të ri, pvarësisht se po vuan dënimin me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë të kapur në biznesin e tij në Durrës.

Gjykata e Tiranës, e ka shpallur fajtor për tentativën e arratisjes nga burgu "313" në kryeqytet në gusht të vitit të kaluar.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 1 vit. Në të njëjtën dosje, gjykata ka dënuar përfundimisht me 2 vjet burg Lulëzim Çepelen, po i burgosur te "313"-ta kur ndodhi tentativa e arratisë.

Ai u fajësua për “dhënie ndihme një të burgosuri për largim”. Sipas gjykatës, Çepele ditën e ngjarjes ka prerë damarët për të krijuar shpërqendrim tek punonjësit e sigurisë.

Në 8 gusht 2021, Çekaj tentoi të arratisej bashkë me Fatmir Pjetrin, i cili do të gjykohet i veçuar.

Ata dolën nga zgara e zonës së ajrimit e më pas, duke përdorur një litar të prodhuar me çarçafë zbritën në hapësirën para portës së burgut, por nuk munden të dilnin nga rrethimi.

Ndonëse plani dukej i përpiktë, arratisja u mbyll me arrestimin e të dyve, si të trafikantit të kokainës, ashtu edhe anëtarit të bandës së “Babagjyshëve”.

Pas tentativës për arratisje, Çekaj është vendosur nën regjimin e ashpër “41 biss”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë