Futboll

Arabia Saudite tërheq kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës 2030

Gazeta Si - Arabia Saudita ka tërhequr kandidaturën për organizimin e Botërorit të futbollit në 2030-ën. Ajo do të kandidonte bashkë me Greqinë dhe Egjiptin. Lajmit zyrtar duket se i ka paraprirë e përditshmja spanjolle 'Marca', duke shpjeguar se vendimi është marrë.

Shkak është bërë projekti i Spanjës, Portugalisë dhe Marokut dhe arabët, pasi kanë analizuar gjithë situatën, kanë arritur në konkluzionin se për ta do të ishte e pamundur të fitonin përballë kandidaturës rivale.

Foto ilustruese. Trofeu i Kupes se Botes. Gazeta Si, 23 qershor 2023

Këto vite kanë bërë një punë të madhe diplomatike Federata Portugeze e Futbollit dhe Federata Spanjolle. Ministri saudit i Punëve të Jashtme, Faisal bin Farhan Al Saud, ka kontaktuar orët e fundit Greqinë dhe Egjiptin për t’u komunikuar vendimin e tërheqjes nga projekti i tyre i përbashkët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë