Futboll

Arabia Saudite, shpenzime të çmendura me paratë e qeverisë për të çuar futbollin në majë!

Gazeta Si - Në fillim ishte Kristiano Ronaldo, i cili fitoi miliona (170 gjithsej për dy sezone e gjysmë), më pas radha e “Topit të Artë” Karim Benzema, i bindur falë shifrës monstruoze prej 100 milionësh në vit. Keqardhja e madhe është që nuk u bind Leo Mesi, i cili preferoi Inter Majemi në vend të lajkave të Arabisë Saudite.

Shtegu i ri i tregut: Ata janë në shtëpi, në Riad, ku ata janë emëruar pas princit Dhamed bin Salman, i cili është ministër dhe drejtues i Pmo (Fondi i investimeve publike të Arabisë Saudite), ish-pronari i Njukasëllin që kontrollon 75% të 4 skuadrave kryesore në vend, të cilat janë Al Itihad (ku ka shkuar Benzema), Al Ahli, Al Nasr (klubi i Ronaldos) dhe Al Hilal (që donte Mesin).

Dhamed bin Salman. Gazeta Si, 12 qershor 2023

Vetëm pak ditë më parë princi shpalli një program të ri të investimeve në futboll, ose më mirë të themi në sport, por më i frekuentuari dhe më i ndjekuri është pikërisht futbolli, pasi frekuentohet dhe shijohet nga 80% e popullsisë. Qëllimi është i qartë: të rritet me shpejtësi Liga Pro Saudite, duke e bërë atë një nga 10 ligat më të mira në botë.

Blerje për të gjithë: Për ta arritur këtë, kryeministri mandatoi ministrin të eksploronte tregun europian për ta bërë turneun më të këndshëm dhe të balancuar. Buxheti është i pakufizuar (fair-play nuk ekziston në Arabi) dhe gjëja kurioze është Kristiano Ronaldo, 38 vjeç. Ai është në Arabinë Saudite, në Riad, që nga janari.

Atje ka vetëm një person që negocion për të gjithë. E njëjta gjë sikur të ishte një person në Itali që të menaxhonte Interin, Milanin dhe Juventusin, dhe të ishte një fondacion që merrej me blerjet për të tre skuadrat. Lista e kandidatëve për të shkuar atje tashmë është e gjatë. Kanë filluar me Kante, Tiago Silva dhe deri tek ëndrra për të marrë Nejmar, edhe pse ky i fundit nuk duket ende i gatshëm për të shkuar në Arabi.

Kërkesa për trajnerë: Në fakt pagesat që u bënë për Ronaldon i dha efektet e saj. Padyshim ai ka rezultuar i dobishëm, duke qenë se rritja e frekuentimit në stadium ka shkuar me 150%. Prandaj, synimi është të vazhdojmë në të njëjtën rrugë dhe princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, njeriu i besuar i kryeministrit dhe ministri i sportit, tashmë ia ka nisur punës.

Tite, ish-trajneri i Brazilit kërkohet në Arabinë Saudite. Gazeta Si, 12 qershor 2023

Përveç lojtarëve, nevojiten edhe trajnerë të mirë, nga të cilët aktualisht i mungojnë si klubit të Ronaldos, ashtu edhe Al Hilalit (Dinko Jeliçiç është i përkohshëm tek Al Nasr, pas largimit të Rudi Garsias prillin e kaluar). Mes teknikëve të dëshiruar janë edhe ish-trajneri i Brazilit, Tite, apo Zhoze Mourinjo, i cili megjithatë nuk duket i gatshëm të ndahet me Romën e tij. Së fundmi ka ardhur oferta edhe për Alegrin, i cili është i lidhur me Juventusin deri në vitin 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë