Futboll

Arabët e Al Hilal mbulojnë me ar Mesin, 400 mln dollarë për argjentinasin

Gazeta Si – ‘Çfarë mund të bëhet me 400 milionë?" Kjo është pyetja që ngre e përditshmja sportive argjentinase 'Olè', pas lajmit për ofertën faraonike të klubit saudit, Al Hilal, për Lionel Mesin. Shifrat janë stratosferike, 400 milionë dollarë në vit, nëse arrihet një akord për të paktën dy vjet kontratë.

Mesi është në fund të kontratës me PSG-në dhe largimi duket afër, duke parë dhe situatën që po kalon argjentinasi te klubi parisien, ku së fundi është kontestuar edhe nga tifozët. Së fundi kanë filluar të shtohen edhe zërat për një rikthim të mundshëm te Barcelona, apo zbarkimin në MLS, tek Inter Majemi.

Lionel Mesi me trofeun e Kupës së Botës. Gazeta Si, 5 prill 2023

Tani vjen edhe ky propozim nga Arabia Saudite, ku Mesi është imazh i entit të turizmit. Interesant është fakti se këtë rol ka edhe Kristiano Ronaldo, që luan në ligën saudite me Al Nasr.

Gazetat argjentinase bëjnë të ditur gjithashtu se Mesi është i pavendosur, sepse dëshiron të luajë në Champions edhe për një vit dhe sepse dëshiron të luajë me Argjentinën në Kupën e Amerikës. Si mund të jetë më i përgatitur, nëse qëndron edhe për 12 muaj në Europë. Tek Al Hilal, 7 herë ‘Topi i Artë’ do të gjente trajner patriotin Ramon Diaz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë