Ora e Apple, së shpejti do të jetë në gjendje të monitorojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit. Kjo falë një aplikacioni të ri të deklaruar gjatë Worldwide Developer Conference. Një ngjarje e rëndësishme për ata që vuajnë ose për ata që mund t’ju zhvillohet kjo sëmundje neurdegjenerative.
Paketa e re e Application programming interface është pakëzuar me Movement disorder Api dhe, në thelb do tu mundësojë zhvilluesëve të apliacioneve të ekostemit të Cupertino, në veçanti atyre që përdorin ResearchKit, të monitorojnë sëmundjen përmes një prej paisjeve të Watch. Në veçanti, do të jetë e mundur të kontrollohen dridhjet dhe lëvizjet e pavullnetshme, që është, një efekt anësor i trajtimeve për sëmundjen që shkakton lëvizje jonormale dhe të pakoordinuara të muskujve vullnetar ose të pavullnetshëm.
Përgjegjësia u kalon tashmë zhvilluesëve dhe organizatave, sigurisht atyre që merren me çështjet shëndetësore. Mund t’iu përvishen punës për të sjellë aplikacione që masin dhe sinjalizojnë këto lëvizje, ndoshta për të vendosur në lidhje me mjekët të dhënat ose të gjurmojnë zhvillimin e patologjisë. Krahasuar me të sotshmen pa dyshim që do të ketë një panoramë më të kompletuar, të saktë dhe ezaurues të zhvillimit me kohën.
Nuk është rasti i parë në të cilin Apple Watch është thelbësore për shëndetin: disa studime kanë treguar, për shembull, se, përmes një rripi të veçantë, ishte në gjendje të zbulonte me saktësi fibrilimin e zemrës dhe kaliumin e lartë në gjak. Ka pasur shumë deklarime, sipas të cilave pajisja e Apple ka lejuar një ndërhyrje të shpejtë, duke shpëtuar jetën.
Paisja e re e zhvillimit është projektuar duke shfrytëzuar të dhënat e mbledhura nga pacientët që vuajnë nga Parkinsoni në klinika të ndryshme. Në përgjithësi, informacionet e mbledhura përmes ResearchKit janë përdorur prej tre vitesh nga shkencëtarët për hetime dhe thellime në këtë fushë, në mënyrë që mund të marrë informacionet që më parë ishin të pamundura të mblidheshin. Çrregullimi i lëvizjes do të arrijë të gjurmohet me versionin e dytë të WatchOS5.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.