Lajme

Apple ul prodhimin e iPhoneve të rinj

Apple do të ulë prodhimet e iPhoneve të rinj.

Apple ka reduktuar prodhimet për të tre modelet e iPhone 2018, duke përfshirë reduktime të përsëritura për modelin e saj me çmim më të volitshëm, iPhone XR.

Lajmin e bën të ditur Wall Street Journal, sipas të cilit nxjerrja në treg e tre modeleve të ndryshme – iPhone Xs, Xs Max e XR – e ka bërë më të vështirë parashikimin e kërkesës për pajisje dhe komponentë.

Cupertino ka rënë në Bursë ku ka humbur 3.27%. Në javët e fundit Apple kishte reduktuar prodhimin për të tre modelet e prezantuara në shtator, raporton e përditshmja duke cituar burime që e njohin këtë situatë. Parashikimet kanë rezultuar të vështira për iPhone XR, më ekonomiku nga të tre dhe ai që ka mbërritur më vonë në raftet e dyqaneve.

Apple ka një plan shkurtimi të prodhimit me 1/3, që parashikon 70 milion pajisje nga shtatori në shkurt. Në fillim të nëntorit, gjatë prezantimit të rezultateve fiskale, Apple kishte komunikuar vlerësime më të ulëta nga çfarë ishin pritshmëritë e analistëve për shitjet e tremujorit të fundit të vitit, përfshirë edhe blerjet për Krishtlindje.

Lajmi, kishte bërë që aksionet të shiteshin 7% në Bursë, duke bërë të bien kapitalet në treg të shoqërisë nën shifrat historike, të një trilion dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë