Lajme

Apple konfirmon se ka blerë Shazam

Duket se të gjithë përdoruesit e Apple do të kenë mundësinë të dëgjojnë muzikë nga aplikacioni Shazam.

Apple ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen për të blerë aplikacionin Shazam.

 “Apple dhe Shazam kanë një histori të gjatë së bashku,” tha Oliver Schusser, nënkryetar i Apple Music, në një njoftim për shtyp, raporton CNET.

Gjiganti i telefonave tha në dhjetor se do të blinte kompaninë britanike Shazam për të rritur departamentin muzikor. Apple nuk ka zbuluar detajet financiare, por çmimi i blerjes për kompaninë thuhet se ishte rreth 400 milionë dollar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë