Biznes

Apple fajëson ekonominë e Kinës për uljen e shitjeve

Apple ka tronditur investitorët me lajmin se shitjet e saj janë ngadalësur, duke fajsuar dobësinë ekonomike të kinës.

Në një zbulim të papritur prodhuesi i Iphone-ve tha se parashikonte të ardhura prej 84 milion dollarë për tre muaj deri më 29 dhjetor të viti të kaluar, por tashmë ky parashikim nuk egzistonte dhe kjo i kishte zhgënjyer investitorët. Çmimi i aksioneve të Apple u përcaktua deri në 7 % të shumës së folur në fillim.

Sezoni festiv është tremujori më i fortë përsa i përket shitjeve për kompaninë, por të ardhurat prej 84 milion diollarësh do të shënonin një rënie prej gati 5% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe përfaqësojnë rënien e parë që nga viti 2016.

Në një letër drejtuar investitorëve, shefi ekzekutiv Tim Cook  tha se problemet e shitjes së firmës ishin kryesisht në rajonin e tij, në Kinën e Madhe, ku përfshihen edhe Hon Kongu me Tajvanin, të cilët përbëjnë 20 % të të ardhurave në vend.

“Ndërsa prisnim disa sfida të vogla në tregjet e zhvilluara të botës, nuk parashikuam madhësinë e ngadalësimit ekonomik, vecantërisht në Kinën e madhe,” tha ai.

Megjithatë, ai shtoi se tregjet e zhvilluara gjithashtu kanë probleme, pasi ishin të paktë konsumatorët që kryen blerje në Apple.

Nisur nga kjo situatë të gjithë investitorët ishin të interesuar, për të rishikuar udhëzimet e saj për konsumatorët.  Ndërprerjet e prodhimit nga furnizuesit kryesorë kishin cuar në shqetësime se telefonat më të rinj të firmës nuk po tërhiqnin më blerësit, pjesërisht për shkak të çmimeve të larta.

“Pyetja për investitorët është shkalla në të cilën çmimi agresiv i Apple ka përkeqësuar këtë situatë dhe çfarë do të thotë kjo për fuqinë afatgjatë të çmimeve në kuadër të eskluzivitetit të IPhone,” tha James Cordwell, një analist në Atlentic Equities.

Sipas analizës së Dave Lee, raportues i teknologjisë në Amerikën e Veriut  është vërtetuar ajo që Cook u tha investitorëve.

Një ndër gjërat e tjera kryesorë që ka çuar në uljen e shitjeve është edhe se përiudha e telefonave të avancuar, e cila e bëri Applen kompaninë më të pasur në botë, po zhduket. Kjo gjë nuk është më një lajm dhe po ndodh më shpejtë seç koompanie e kishte parashikuar.  Nëse do pyesësh konsumatorët se çfarë kishte dicka të re në Iphonin e fundit të nxjerrë, do të thonë se nuk kishte shumë ose të paktën jo mjaftueshëm për publikun.

Gjatë gjithë kohës investitorët ngrenë pyetjen se “ a do të jenë të mjaftueshme produktet e kompanisë për të mos lëvizuar pozicionin e saj në treg”. Kompania prodhon dhe produkte të tjera, por fitimet kryesisht janë nga telefonat.

Kompania kishte paralajmëruar investirorët se që nga nëntori i vitit të kaluar do të kishte dobësi ekonomikë në treg, të cilat do të dëmtonin shitjet në tre muajt e fundit. Analistët gjithashtu theksuan se Apple ishte e prekur ndaj efekteve të tregëtisë së SHBA-Kinë, pjesërisht për shkak të rrezikut dhe tensionit që shkaktojnë blerësit kinez në markatën amerikane.

Të mërkurën, Apple tha se tensionet tregtare kishin dëmtuar besimin e konsumatorit, ndërkohë që Cook shprehet në letrën e tij se kompania po ndërrmerte hapa për ta bërë më të lehtë për klientët blerjen e telefonave. Gjithashtu deklaroi se pjesë të tjera të biznesit, përfshirë edhe shërbimet, janë ende të forta.

“Edhe pse është zhgënjyese  të shikojmë rënie të shitjeve, performanca jonë në fusha të tjera teknologjike është jashtëzakonisht e fortë, pavarësisht sfidave,” tha ai./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë